Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 12 janar 2024

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare në orët e para të mëngjesit ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre dhe dominim të motit të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë rënie, që më e ndjeshme do të jetë në vlerat minimale ndërsa vlen për tu theksuar prezenca e  ngricave të forta përgjatë akseve rrugore ktyesisht në relievet malore.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare, sidomos në veriperëndim fiton shpejtësi 11-16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -2/6 Diell
Kukës -4/2 Diell
Lezhë 0/9 Diell
Dibër -4/2 Diell
Durrës 0/14 Diell
Tiranë 0/13 Diell
Elbasan -1/10 Re diell
Berat 0/13 Re diell
Vlorë 2/13 Diell
Korçë -2/2 Re diell
Gjirokastër 0/8 Re diell
Sarandë 3/14 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Dhjetëra mijëra polakë demonstrojnë kundër qeverisë së re të Tuskut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/01/2024