TIRANË, 9 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit ciklonar dhe masave të ftohta e të thata me origjinë polare.
Moti parashikohet me alternime vranësirash gjatë orëve të paradites e më pas dominim të motit të kthjellët shoqëruar me temperatura të ulëta që tashmë janë të ndjeshme. Në Alpe dhe në relievet malore në veri e verilindje të vendit gjatë orëve të mesnatës parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët e më pas gjatë orëve të para të mëngjesit ndërprerje të tyre. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 8-16m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/7 | Re diell |
| Kukës | -2/3 | Re diell |
| Lezhë | 3/8 | Re diell |
| Dibër | -2/4 | Re diell |
| Durrës | 4/10 | Re diell |
| Tiranë | 4/10 | Re diell |
| Elbasan | 3/10 | Re diell |
| Berat | 3/9 | Re diell |
| Vlorë | 4/9 | Re diell |
| Korçë | -1/3 | Re diell |
| Gjirokastër | 3/6 | Re diell |
| Sarandë | 4/12 | Re diell |






















