TIRANE, 2 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Në orët e para të 24-orëshit moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/12 | Re shi diell |
| Kukës | 4/10 | Re shi diell |
| Lezhë | 10/14 | Re shi diell |
| Dibër | 4/13 | Re shi diell |
| Durrës | 10/17 | Re shi diell |
| Tiranë | 12/16 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/15 | Re shi diell |
| Berat | 7/16 | Re shi diell |
| Vlorë | 11/16 | Re shi diell |
| Korcë | 3/10 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 5/12 | Re shi diell |
| Sarandë | 12/16 | Re shi diell |






















