Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 dhjetor 2023

TIRANE, 30 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/11 Diell re
Kukës -1/10 Diell re
Lezhë 1/11 Diell re
Dibër -1/10 Diell re
Durrës 6/14 Diell re
Tiranë 5/14 Diell re
Elbasan 4/13 Diell re
Berat 3/14 Diell re
Vlorë 4/14 Diell re
Korcë -2/9 Diell re
Gjirokastër -1/13 Diell re
Sarandë 6/15 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Aktivistët e opozitës protestojnë kundër mashtrimeve të dyshuara të zgjedhjeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/12/2023