TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/13 | Diell |
| Kukës | 4/9 | Diell |
| Lezhë | 5/14 | Diell |
| Dibër | 3/8 | Diell |
| Durrës | 9/17 | Diell |
| Tiranë | 10/19 | Diell |
| Elbasan | 10/18 | Diell |
| Berat | 8/19 | Diell |
| Vlorë | 9/17 | Diell |
| Korçë | 1/9 | Diell |
| Gjirokastër | 3/14 | Diell |
| Sarandë | 7/17 | Diell |























