Ballina Flash

Rohde dorëzon vizën e fundit turistike për qytetarin kosovar

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova.

Nga ana e tij, Rohde tha se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve.

Personi që e pranoi këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria i cili tha se ndihet i lumtur për këtë rast dhe se do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët.

Ai njëheraz falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Hidhet shorti i Champions League
Artikulli tjetërFilmi “Nji prej nesh” fiton 3 çmime në festivalin “Hyjnesha në fron”