Ballina Flash

Presidenti i EOC, Spyros Capralos viziton KOKSH

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Raffaelo Pagnozzi, kanë vizituar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Drejtuesit e EOC-së u pritën nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm Gerti Shima.

Ylli, duke falënderuar presidentin Capralos për vizitën ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin  e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer që Komiteti Olimpik Evropian po e jep për KOKSH në projekte të ndryshme me qëllim zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Ylli  e njohu mikun e tij me punën e realizuar deri tani nga KOKSH, si dhe me projektin ambicioz “Ekipet Sportive në Shkolla”për masivizimin e sportit në shkolla, projekt ky shume i vlerësuar nga te gjitha komitetet olimpike.

Nga ana e tij, presidenti Capralos dhe sekretari i Pagnozzi përgëzuan presidentin e KOKSH, Ylli për sukseset e arritura në kohë kaq të shkurtër.

Krerët e EOC-së së bashku me drejtuesit e KOKSH janë pritur gjithashtu në një takim të nivelit të lartë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushata e Gjelbër, BE projekte me ndikim në mjedis në Shqipëri
Artikulli tjetërManastirliu: Ofertë e re akademike për përgatitjen e kapitalit njerëzor të kualifikuar