Ballina Flash

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, detaje nga Lëvizja Studentore e vitit 1990

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Më 13 dhjetor 1990, në vijim të lëvizjes studentore, Këshilli i Ministrave vendosi për ngritjen e një komisioni pune.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, përmes këtij komisioni synohej zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre në “Qytetin e Studentit”.

Ky qëllim iu ngarkua një grupi pune të përbërë nga: Leonard Nano (kryetar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ndërtimit, Robert Gjini (anëtar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, Vladimir Meksi (anëtar), nëndrejtor i përgjithshëm i Ekonomisë Komunale, Qamil Talka (anëtar), drejtor në Ministrinë e Arsimit, Ilir Kodra (anëtar), funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme etj.

Lëvizja studentore do të finalizohej në muajin shkurt të vitit 1991, me një nga arritjet e saj që do të ishte heqja e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtesa e Universitetit të Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPr.ligji/ Bankat zero tarifë llogarive të shtresave në nevojë dhe të pensionistëve
Artikulli tjetërMbyllja e mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Hasani vizitë në Nju Jork