Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 10 dhjetor 2023

TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat duke filluar prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet lokalisht deri mesatar. Në relievet malore në verilindje dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Re shi
Kukës -2/6 Re shi/borë
Lezhë 4/10 Re shi
Dibër -4/8 Re shi/borë
Durrës 4/15 Re shi
Tiranë 3/16 Re shi
Elbasan 6/16 Re shi
Berat 1/16 Re shi
Vlorë 3/15 Re shi
Korcë -3/9 Re shi/borë
Gjirokastër 1/15 Re shi
Sarandë 7/18 Re shi

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDUBAI – COP28: Përparime në negociatat për karburantet fosile
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/12/2023