TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në shtim në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtesi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/11 | Diell re |
| Kukës | -2/8 | Diell re |
| Lezhë | 2/12 | Diell re |
| Dibër | -3/8 | Diell re |
| Durrës | 3/12 | Diell re |
| Tiranë | 1/14 | Diell re |
| Elbasan | 3/11 | Diell re |
| Berat | -1/11 | Diell re |
| Vlorë | 1/13 | Diell re |
| Korcë | -2/3 | Diell re |
| Gjirokastër | 1/12 | Diell re |
| Sarandë | 5/15 | Diell re |























