Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 2 dhjetor 2023

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në zonën qendrore. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët e hera- herës mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave tepër afatshkurtra. Mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë intensive me drejtim jug – juglindje me shpejtesi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina erë intensive e problematike me shpejtësi 13-23m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/21 Re shi diell
Kukës 8/22 Diell re
Lezhë 11/21 Re shi diell
Dibër 9/20 Diell re
Durrës 15/26 Diell re
Tiranë 14/24 Diell re
Elbasan 10/23 Diell re
Berat 11/25 Diell re
Vlorë 18/23 Re shi diell
Korçë 8/20 Diell re
Gjirokastër 9/19 Re shi diell
Sarandë 16/23 Re shi diell

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Ligjvënësi amerikan Santos përjashtohet nga Kongresi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/12/2023