Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 26 nëntor 2023

TIRANE, 26 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë parashikohet përmirësim i situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të thata por të ftohta me origjinë polare.

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ndërkohë mjaft të ndjeshme do të jenë luhatjet e temperaturave që tashme do të jenë të ftohta.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtesi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 16 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/5 Re diell
Kukës -4/-1 Re diell
Lezhë -1/5 Re diell
Dibër -4/-2 Re diell
Durrës 3/7 Re diell
Tiranë 2/7 Re diell
Elbasan 1/6 Re diell
Berat 1/8 Re diell
Vlorë 3/8 Re diell
Korcë -3/0 Re diell
Gjirokastër -2/3 Re diell
Sarandë 1/7 Re diell

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendi përfshihet nga reshje intensive bore, ARRSH: Grupet e punës në terren
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/11/2023