Ballina Flash

Promovimet e ditës së tretë të Panairit të Librit

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Festa e Librit, siç është konsideruar këto ditë Panairi i 26-të i Librit “Tirana 2023”, vijon sot me ditën e tij të tretë. Edhe sot janë parashikuar promovime, takime e diskutime mbi sfidat, me të cilat përballet libri e leximi.

Një nga takimet që do të zhvillohen në Sallën Ovale, do të jetë ai me shkrimtaren italiane, Viola Ardone, e cila do të prezantojë librin “Treni i fëmijëve”, botuar nga Shtëpia botuese “Dituria”.

Debutimi i Ardone-s si autore u bë në vitin 2012, me romanin “La ricetta del cuore in subbuglio”, për Adriano Salani Editore, e ndjekur në 2016 nga “Një revolucion sentimental”. Në vitin 2019 botoi romanet “Treni i fëmijëve”, i përkthyer edhe në shqip, një rast editorial në Panairin e Frankfurtit të atij viti dhe i përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë, që së shpejti do të jetë edhe në Netflix.

Vizita e Viola Ardone-s është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës.

Mes promovimeve të tjera që do të realizohen sot në Panairin e Librit, do të jetë “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë” nga Arsim Bajrami, “Mbi fajin kolektiv serb”, me praninë e autorit Shkëlzen Maliqi, “Përrallat” nga H. Hesse, “Parajsa artificiale e drogës” nga Urania Mandro.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, pezullohen lundrimet për tragetet, mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
Artikulli tjetërQendra Kombëtare e Muzeumeve Berat përfundoi restaurimin e ikonës “Krishti i Gjithëpushtetshëm”