Ballina Bota

BERLIN – Gjermania kërkon pastrimin e oqeaneve nga plastika

BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania dëshiron të luajë një rol udhëheqës ndërkombëtar në luftën kundër ndotjes plastike në të ardhmen, sipas ministres së Mjedisit.

”Ndotja plastike përfaqëson një ‘stres’ të madh për detin, i cili tashmë po vuan nga kriza klimatike dhe zhdukja e specieve”, deklaroi Steffi Lemke.

Një faktor janë të ashtuquajturat “rrjeta fantazmë”, rrjeta peshkimi që kanë humbur në det dhe tani përbëjnë një kërcënim për kafshët dhe mjedisin.

”Rrjetat fantazmë dhe mbeturinat e tjera të peshkimit tani përbëjnë deri në 50% të mbetjeve plastike në det”, theksoi Lemke.

Prandaj, qeveria gjermane dëshiron t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për të hequr rrjetat nga deti dhe për të parandaluar humbjen e pajisjeve të tjera të peshkimit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI pari rast në vendin tonë, kryhet me sukses ndërhyrja tek fëmija me sindromën e rrallë
Artikulli tjetërAnulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi