Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 11 nëntor 2023

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura deri në orët e mesditës. Më pas mot me kthjellime e vranësira kryesisht në relievet malore në verilindje.

Që në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër të izoluar hera –herës në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike.

Gjatë orëve të mesditës reshjet intensiteti i reshjeve bie në pjesën më të madhe të territorit për tu lokalizuar në veri por me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina erë intensive dhe problematike me shpejtësi 12-17m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/14 Re shi diell
Kukës 4/10 Re shi dielll
Lezhë 6/15 Re shi diell
Dibër 4/11 Re shi diell
Durrës 11/17 Re shi diell
Tiranë 10/16 Re shi diell
Elbasan 9/17 Re shi diell
Berat 8/19 Re shi diell
Vlorë 9/20 Re shi diell
Korçë 3/14 Re shi diell
Gjirokastër 5/15 Re shi diell
Sarandë 12/18 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Prioritet furnizimi i abonentëve, me çmim të pandryshuar të energjisë elektrike
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/11/2023