Ballina Flash

Ylli: Shpërndajmë sportin e Taekwondo-s në të gjithë Shqipërinë

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) mbështeti përmes Solidaritetit Olimpik trajnimin e trajnerëve dhe gjyqtarëve të Taekwondo-s, të cilët do t’i nënshtrohen një seminari dyditor me një nga trajnerët më të mirë në botë, Mario Glasnovic.

I pranishëm në nisjen e praktikës me trajnerin kroat, ishte edhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili theksoi se, këto aktivitete po financohen për të shpërndarë sportin e Taekwondo-s në të gjithë Shqipërinë.

Pjesëmarrësit do të ushtrohen deri më 8 nëntor, ku trajnimi do të jetë i organizuar si në teori, ashtu edhe në disa palestra, për t’u certifikuar në përmbyllje të veprimtarisë sportive.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – Të paktën 36 gazetarë dhe punonjës të medieve janë vrarë që nga shpërthimi i luftës
Artikulli tjetërKoçiu: Nisin punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës