Ballina Flash

Reshje intensive në Shkodër, punohet për rikthimin e energjisë nga dëmtimi i linjave

TIRANE, 5 nëntor/ATSH/ Bashkia e Shkodrës njoftoi se për shkak të motit të rënduar nga reshjet ka pasur dëmtim të linjave elektrike ndërsa grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike për banorët.

Në një njoftim në rrjetet sociale, bashkia Shkodër bëri të ditur se gjatë gjithë ditës së sotme kryesisht në orët e pasdites territori i bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje intensive dhe erëra të forta.

Grupet e emergjencave të bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjet e varësisë kanë monitoruar siuatën ku fatmirësisht nuk janë evidentuar probleme në rrugët e qytetit dhe në njësitë administrative.
Problem për pjesën më të madhe të Njësive Administrative është mungesa e energjisë elektrike.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRinis furnizimi me ujë i Tiranës nga burimi i Shën Mërisë, Veliaj: Faleminderit kolegëve, punuan 48 orë pa reshtur
Artikulli tjetërTEL AVIV – Netanyahu kundërshton pretendimet e ministrit të Trashëgimisë për përdorimin e bombës bërthamore në Gaza