Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 5 nëntor 2023

TIRANE, 5 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të mesatare e të dendura si dhe intervale me diell. Reshjet e shiut të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – heres mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike do të bëhen prezente në orët e para të mengjesit në veri të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut të herepashershem e me intensitet të ulët prekin pjesërisht qendrën dhe jugun e vendit. Në orët e pasdites e në mbrëmjes reshje e shiut me intensitet të ulët e hera – herë mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike shtrihen në të gjithë terrritorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era me shpejtësi 16-20m/s. Valëzimi në dete i lartë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/20 Re shi diell
Kukës 13/18 Re shi diell
Lezhë 9/16 Re shi diell
Dibër 10/16 Re shi diell
Durrës 16/20 Re diell shi
Tiranë 17/20 Re diell shi
Elbasan 14/19 Re diell shi
Berat 13/20 Re diell shi
Vlorë 13/21 Re diell shi
Korcë 9/14 Re diell shi
Gjirokastër 13/19 Re diell shi
Sarandë 14/19 Re diell shi

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Kruja
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/11/2023