NJU JORK, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Bitcoin ka mbushur 15 vjeç. Ishte viti 2008 kur Satoshi Nakamoto publikoi atë që konsiderohet ‘Bibla’ e kriptomonedhës, ose ‘letra e bardhë’ që hodhi themelet e saj.
Që atëherë, dhe pavarësisht parashikimeve, Bitcoin është bërë, për mirë a për keq, një fenomen global që i ka hapur rrugën monedhave të tjera dixhitale dhe ka krijuar një treg me vlerë mbi 1300 miliardë dollarë.
Megjithatë, misteri vazhdon të rri pezull mbi origjinën e tij, veçanërisht mbi figurën e Nakamoto, një pseudonim pas të cilit qëndron një personazh misterioz që ka magjepsur rrjetin prej vitesh.
Përpara se të konsiderohej po aq i rëndësishëm sa “Magna Carta” – “poezi” siç e përshkroi themeluesi i Twitter Jack Dorsey -, dokumenti u kritikua ashpër mbi të gjitha për sasinë e tepërt të energjisë elektrike të nevojshme për të prodhuar një Bitcoin dhe për efektet e tij të pritshme inflacioniste. /os/























