Ballina Aktualitet

Masa e sigurisë në GJKKO, Berisha përfaqësohet me avokatë

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, ndërsa avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet ndaj Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Në vijim të hetimit, SPAK shprehet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga shtetasi Sali Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jarmarbër Malltezi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet në Tiranë Kampionati Botëror U-23 i mundjes
Artikulli tjetërShqipëri-Itali, forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave