Ballina Bota

SOFT NEWS – Meloni i jep fund bashkëjetesës

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi sot dhënien fund të bashkëjetesës me Andrea Gaimbrunon.

”Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, shkruan Meloni në X.

”E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, shton ajo.

”Rrugët tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë. Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën dhe babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin.
Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë”, shkruan Meloni.

”Ps: të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më sulmuar, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë ta çajë gurin, guri mbetet gur dhe pika mbetet vetëm ujë”, përfundon ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ardenica” në Lushnjë, tjetër bujtinë e mbështetur nga AZHBR
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Hamasi dhe Putin duan të shkatërrojnë demokracitë pranë tyre