Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 18 tetor 2023

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/15 Diell re
Kukës 4/11 Diell re shi
Lezhë 11/15 Diell re
Dibër 4/11 Diell re shi
Durrës 12/19 Diell re
Tiranë 12/20 Diell re shi
Elbasan 13/22 Diell re shi
Berat 12/21  Diell re shi
Vlorë 12/20 Diell re
Korçë 6/15 Diell re shi
Gjirokastër 11/22 Diell re
Sarandë 14/22 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10-vjetori Programit LEAD, Balluku: Djem dhe vajza vendosin të kontribuojnë për zhvillimin e vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/10/2023