Ballina Flash

“Dasma shkodrane” shkon në Korçë

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Në kuadër të projektit “Stenda Lëvizëse: Vizito Shkodrën”, eventi i radhës do të ndalojë në qytetin e Korçës.

Kjo është një inisiativë që Shkodrën e çon drejt juglindjes, ku këto dy qytete, Shkodra dhe Korça, do të bashkohen në një festë të mrekullueshme të kulturës dhe turizmit.

Bashkia Shkodër ftoi qytetarët t’i bashkohen “Ditës Shkodrane në Korçë” që do të zhvillohet në datën 6 tetor 2023, ora 18:00 në Pazarin e Korçës.

Spektakli do të përfshijë një performancë emocionuese nga formacioni vokal dhe orkestral “ARKestra”, nën drejtimin artistik të profesor Lorenc Radovani.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCaka: Shqetësim për procesin e pranimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte në Tiranë
Artikulli tjetërKualifikueset e EURO 2025, Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21