TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Në sallën koncertore të Liceut Artistik në Tiranë, u mbajt koncerti “Emocione-Jeta ime në këngë”, me protagonistë artistin e njohur Mogol, si dhe të ftuar aktorin Alessandro Preziosi dhe kantautorin Gianmarco Carrocia.
Mogol është një nga tekstshkruesit më të famshëm italianë, vargjet e të cilit janë interpretuar nga këngëtarët më të njohur, e që është vlerësuar me çmime të ndryshme përgjatë karrierës së tij të gjatë.
Ditë më parë Mogol ishte edhe në një koncert në qytetin e Vlorës, koncert i cili u ndoq nga një numër i madh spektatorësh, mes tyre edhe italianë që ishin me pushime në bregdetin shqiptar, por edhe nga ata që kanë zgjedhur të jetojnë ketu.
“Emozioni”, “Dieci ragazze”, “Una donna per amico”, ishin disa nga pjesët që u luajtën në këtë mbrëmje magjike kushtuar këngëve që kanë bërë historinë e muzikës italiane.





















