Ballina Flash

Çmimet e edicionit të 21-të të TIFF

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival (TIFF) përfundoi duke i dorëzuar “Bufin e artë” regjisorit Abbaz Amini, për filmin “Endless Borders”, një film që kapërcen narrativën e zakonshme të trajtimit të temës së emigrantëve dhe e bën shikuesin të kuptojë se kufijtë nuk janë vetëm fizikë dhe gjeografikë, por thellësisht shpirtëror dhe kulturor.

Filmi “Endless Borders” që i përkiste njërës prej kategorive më të rëndësishme, Best Feature Film do të konkurrojë këtë vit edhe në Oscars.

Në kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë, Best Short Film u përzgjodh filmi “Please Hold the Line” nga regjisori malajzian Tan Ce Ding, një film i cili përshkruan historinë e një vajze të re në kauzën e saj të sinqertë për të arritur objektivat e saj financiare, si dhe zhvillimin e marrëdhënies së saj me të atin.

Narrativa e filmit shënon kulmin në marrëdhënien problematike babë e bijë.

Çmimi i filmit Best Europian Short Film shkoi për regjisoren Carla Melo me filmin “La Perra”. Filmi shquhet për analizën e ndërlikuar dhe novatore të dinamikave gjinore dhe të përjetimit femëror.

Mes shumë çmimesh të tjera, mund të përmendim, Best ShortFilm In Albanian të cilin e fitoi regjisorja Aulona Selmani si dhe Best Documentary i regjisores Otilia Babara.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM ndalon pirunët, thikat dhe pjatat plastike njëpërdorimëshe
Artikulli tjetërSHBA – Shtëpia e Bardhë: Serbia po kryen një dislokim “të madh” ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën,