Ballina Bota

MUZIKË – Bruce Springsteen shtyn turneun e 2023 pas problemeve shëndetësore

NJU JORK, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Bruce Springsteen dhe “E Street Band” kanë shtyrë koncertet e mbetura të turneut të tyre 2023, pasi Springsteen pret të shërohet nga sëmundja e ulçerës peptike.

Këngëtari amrikan i rock-ut, i cili javën e kaluar mbushi 74 vjeç, nuk është shëruar ende nga ulçera peptike e diagnostikuar së fundmi.

Pak javë më parë, për të njëjtën arsye, Springsteen kishte shtyrë tetë koncerte.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin social, Springsteen tha se duhet të ndiqte këshillat mjekësore, dhe se 14 koncerte të tjera në Kanada dhe SHBA do të shtyheshin, ku përfshiheshin gjithsej 22 data.

“Po bëhem më mirë dhe mezi pres t’ju shoh sërish në vitin 2024”, tha Springsteen.

Turneu, i cili nisi në muajin shkurt në Tampa, Florida, është turi i pari i Bruce Springsteen dhe “E Street Band” që nga viti 2017.

Springsteen i nisi koncertet, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vazhduar më pas në Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani, Suedi dhe Holandë. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Stuhia ”Elias” godet rëndë qytetin port të Volosit
Artikulli tjetërPërfundon Godina 18 në lagjen e re “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri