Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 shtator 2023

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë nga reshjet e shiut në zonën e jugut.               

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin perëndimor dhe zonat luginore era do te jete relativisht intensive dhe shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/25 Diell re
Kukës 13/25 Re diell
Lezhë 15/25 Diell re
Dibër 11/23 Re diell
Durrës 17/29 Diell re
Tiranë 18/26 Diell re
Elbasan 15/28 Diell  re
Berat 16/26 Diell re
Vlorë 18/28 Diell re/shi
Korçë 10/24 Re shi / diell
Gjirokastër 14/26 Diell / re shi
Sarandë 16/27 Diell / re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Mbështes Kurtin, Vuçiç një Slobodan luftënxitës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/9/2023