Ballina Flash

Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që ta lirojë rrugën për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë mundur të hyjnë në fshat.

Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë. Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe të autoblinda. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKopshti “Hojëzat” në njësinë 8 hap dyert për 120 fëmijë
Artikulli tjetërKINEMA – Skenaristët e Hollivudit i japin fund grevës