KONSTANCË, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Transportuesit ukrainas të grurit, nga frika e sulmeve ajrore ruse, kanë strehuar për javë të tëra anijet e tyre natën, në bregun rumun të krahut Kilia të lumit Danub, i cili formon kufirin me Ukrainën.
“Diplomatët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës negociuan marrëveshjen për masën mbrojtëse me autoritetet rumune dhe ukrainase në muajin gusht”, tha drejtori i portit rumun të Detit të Zi të Konstancës, Florian Vizan, i cili ishte i pranishëm në bisedime.
“Kërcënimi i sulmeve shpesh kishte ndërprerë transferimin e grurit nga një anije në tjetrën në anën ukrainase”, tha ai.
“Ukrainasit i transportuan anijet e tyre përkohësisht në anën rumune si një masë paraprake”, tha Vizan.
“Kjo është arsyeja pse eksportet e grurit aktualisht po zgjasin kaq shumë”, shtoi ai.
Një pjesë e madhe e eksporteve të grurit ukrainas po realizohet përmes Konstancës, pasi sulmet ruse nuk i kanë lejuar ato në portet e Ukrainës përmes Detit të Zi./ /a.i/






















