Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 23 shtator 2023

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare. Në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura duke nisur nga Ultësira Perëndimore për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë intensive me shpejtësi deri në 10-15m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 Diell re
Kukës 18/36 Diell re
Lezhë 21/33 Diell re
Dibër 17/35 Diell re
Durrës 21/35 Diell re
Tiranë 22/36 Diell re
Elbasan 19/37 Diell re
Berat 20/38 Diell re
Vlorë 22/35 Diell re
Korçë 18/33 Diell re
Gjirokastër 17/36 Diell re
Sarandë 20/32 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Borrell: Migrimi mund të jetë forcë shpërbërëse për BE-në
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/9/2023