Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në zonën e veriut. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga ultësira perëndimore për tu shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë intensive dhe shpejtësi deri në 15m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell
Kukës 18/33 Diell
Lezhë 18/34 Diell
Dibër 16/33 Diell
Durrës 20/35 Diell
Tiranë 23/34 Diell
Elbasan 20/36 Diell
Berat 21/35 Diell
Vlorë 21/32 Diell
Korçë 16/31 Diell
Gjirokastër 18/35 Diell
Sarandë 19/31 Diell

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim takohet me Ramën: Forcim i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunim në NATO
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/9/2023