Ballina Bota

ITALI – DIA: Edhe mafia e interesuar për metaversin

ROMË, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Një front i ri në të cilin synojnë mafiozët është ai i metaversit, deklaron në raportin e saj Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA) , e cila fokuson vëmendjen në platformat e komunikimit të koduar dhe në përgjithësi në internet dhe darkweb.

Dokumenti, paraqet një fokus pikërisht në skenarin e ri “në lidhje me të cilin Europol tashmë ka nxjerrë në pah çështjet e mundshme kritike”.

Në raportin e DIA-s nënvizohet ”aftësia e organizatave kriminale për të kapur shpejt transformimet teknologjike dhe fenomenet ekonomiko-financiare në shkallë globale”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPromovimi në “Lonely Planet”, Rama: 161 mijë britanikë vizituan Shqipërinë deri në gusht
Artikulli tjetërBraimllari: Disa zona në Tiranë vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm