Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 17 shtator 2023

TIRANE, 17 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe ne pjesen qendrore kryesisht në mesdite. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet e larta malore në lindje dhe ne veri reshje shiu me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek,ndërsa përgjatë vijës bregdetare veriperendimore dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/31 Diell re
Kukës 14/30 Diell re shi
Lezhë 16/29 Diell re
Dibër 14/28 Diell re shi
Durrës 18/30 Diell
Tiranë 18/31 Diell pak re
Elbasan 18/31 Diell re
Berat 14/32 Diell pak re
Vlorë 17/29 Diell
Korcë 14/28 Diell re shi
Gjirokastër 13/31 Diell pak re
Sarandë 15/28 Diell pak re

 

           

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj me fermerët në Malësinë e Madhe: Mbështetje zhvillimit të potencialit në veri të vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/9/2023