Ballina Flash

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, aktivitet në nder të Mitrush Kutelit

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, organizoi një takim letrar në 116-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, një nga prozatorët e rëndësishëm të letrave shqipe.

Ky takim, ku ishte i pranishëm edhe i biri i shkrimtarit, Pandi Pasko, erdhi në vitin e 80-vjetorit të botimit të “Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit”, një poemë që kërkon herët një ndriçim shpirtëror për Kosovën.

Aktiviteti i QKLL bëri bashkë studiues të veprës së Kutelit, familjarë e njerëz të artit e kulturës, të cilët vlerësuan kontributin e Kutelit në historinë e kulturën e gjuhës shqipe.

Pas fjalës e drejtoreshës së QKLL, Alda Bardhyli, aktorët Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami sollën përmes interpretimit, fuqinë e rreshtave të Mitrush Kutelit, përmes pasazheve nga “E madhe është gjëma e Mëkatit”, “Vjeshta e Xheladin Beut”, apo vargje të zgjedhura.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi i Berlinit, Tirana mirëpret sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm
Artikulli tjetërMarrëveshja me Malin e Zi për sigurimet shoqërore, Buxheli: Përfitojnë 560 shqiptarë