TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakëta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/31 | Diell |
| Kukës | 16/29 | Diell |
| Lezhë | 22/30 | Diell |
| Dibër | 15/29 | Diell |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 21/33 | Diell |
| Elbasan | 20/33 | Diell |
| Berat | 17/34 | Diell |
| Vlorë | 21/29 | Diell |
| Korcë | 12/25 | Diell |
| Gjirokastër | 13/29 | Diell |
| Sarandë | 18/31 | Diell |












