Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 8 shtator 2023

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore në lindje të vendit në orët e mesditës deri në pasdite.                                              

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi deri 8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/32 Diell re
Kukës 17/29 Diell re
Lezhë 22/34 Diell re
Dibër 15/31 Diell re shi
Durrës 20/35 Diell re
Tiranë 22/34 Diell re
Elbasan 19/33 Diell re shi
Berat 18/33 Diell re
Vlorë 20/33 Diell re
Korcë 16/25 Diell re shi
Gjirokastër 16/32 Diell re
Sarandë 17/33 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuro 2024, barazim 1-1 në sfidën Çeki- Shqipëri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/9/2023