Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 7 shtator 2023

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar, përqendruar në relievet kodrinore-malore. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje priten në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në bregun verior dhe zonat luginore relativisht problematike dhe shpejtësi deri 17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/34 Diell re shi
Kukës 17/30 Diell re shi
Lezhë 22/34 Diell re shi
Dibër 18/31 Diell re shi
Durrës 20/34 Diell re shi
Tiranë 21/35 Diell re shi
Elbasan 20/34 Diell re shi
Berat 21/35 Diell re shi
Vlorë 20/33 Diell re shi
Korcë 17/27 Diell re shi
Gjirokastër 19/33 Diell re shi
Sarandë 19/32 Diell re shi

 

           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/9/2023
Artikulli tjetër“Il Quotidiano d’Italia”: Shqipëria, një vend në zhvillim