Ballina Bota

FOKUS – BM shpall ”Wagner” grup terrorist

LONDËR, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Grupi ”Wagner” do të shpallet një grup terrorist nga qeveria britanike, kështu që do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose t’i mbështesësh ata, raporton BBC.

Një projektligj i paraqitur në Parlament do të bëjë të mundur gjithashtu klasifikimin e pasurive të ”Wagner” si pronë terroriste dhe sekuestrimin e tyre.

Ministrja e Brendshme, Suella Braverman tha se Wagner ishte grupim “i dhunshëm dhe shkatërrues”.

”Grupi ka vepruar si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putin jashtë vendit”, shtoi ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdicioni i 21-të i TIFF, në garë 192 prodhime filmike, premiera botërore e rajonale
Artikulli tjetërRestaurohet “Les Fauves”, një prodhim kinematografik me vlera nga Stefan Taçi