Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 5 shtator 2023

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit në zonat luginore.                                                              

Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 3-12m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe problematike dhe shpejtësi deri 16-20m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Diell re
Kukës 14/29 Re shi diell
Lezhë 19/31 Diell re
Dibër 14/29 Re shi diell
Durrës 18/33 Diell re
Tiranë 20/33 Diell re
Elbasan 17/32 Diell re shi
Berat 18/33 Diell re shi
Vlorë 18/32 Diell re shi
Korçë 14/24 Re shi diell
Gjirokastër 15/31 Diell re shi
Sarandë 18/32 Diell re shi

 

    

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Të paktën pesë të vdekur pas stuhive të forta
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/9/2023