Ballina Bota

SOFT NEWS – Katedralja e shekullit XVI me portë edhe për… macet!

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – I mungon një element thelbësor… por vrima në derën e katedrales “Exeter” dëshmon se aty mund të jetë instaluar porta e aksesit më e vjetër në botë për macet, sipas “BBC News”.

Të dhënat kanë treguar se dera, në katedralen “Exeter”, daton më shumë se 400 vjet më parë dhe vrima të çon në një zgavër pas një ore të madhe.

“Në shekullin e XVI, peshkopi hapi vrimën për të lejuar macen e tij të kapte minjtë”, sipas Diane Walker, një historiane dhe autore e katedrales.

“Ne kemi një procesverbal që thotë se është kryer një pagesë prej tetë centë për marangozët për të hapur një vrimë në këtë derë për Peshkopin Cotton, i cili erdhi këtu në 1598”, tha ajo.

“Mendohet të jetë një nga shembujt më të hershëm të një porte të aksesit për mace”, tha Walker.

Të dhënat treguan se macet ishin në listën e pagave të katedrales. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Mbi 30 vepra arti në ekspozitën kushtuar Nënë Terezës
Artikulli tjetërKëshilli Kombëtar i PD-së, zbardhen emrat e zgjedhur në Kuvendin e 2 shtatorit