Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 31 gusht 2023

TIRANE, 31 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme shoqeruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.

Në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore kryesisht në qarqet Lezhë, Shkodër e pjesërisht në Durrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe bresher deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Për pjesën tjetër të ditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e  shiut do të jenë të herëpashershme me intenistet të ulët. Reshjet e shiut nuk do të prekin kryesisht pjesën juglindore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperendim  me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/25 Re shi / diell
Kukës 18/21 Re shi / diell
Lezhë 16/26 Re shi / diell
Dibër 17/22 Re shi / diell
Durrës 18/29 Re shi / diell
Tiranë 19/27 Re shi / diell
Elbasan 17/27 Re shi / diell
Berat 17/24 Re diell
Vlorë 18/29 Re shi / diell
Korcë 12/21 Re diell
Gjirokastër 13/29 Re diell
Sarandë 17/25 Re diell

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni fillon të përdorë AI për dronët luftarakë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/8/2023