Ballina Flash

PD mbledh Kuvendin Kombëtar më 2 shtator

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Partia Demokratike mbledh të shtunën, 2 shtator në ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Kuvendin Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp PD thekson se, “në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve”.

“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thekson PD.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInstituti i Gjeoshkencave: Reshje intensive në qarqet Shkodër e Lezhë, mesatare në Durrës
Artikulli tjetërPrimet e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës rritje me mbi 20 %