Ballina Bota

GREQI – Androulakis: Katastrofë biblike nga zjarret

ATHINË, 25 gusht /ATSH-ANA/ – Kreu i opozitës greke, PASOK-Lëvizja për Ndryshim, Nikos Androulakis, ka vizituar fshatrat e komunës Iasmos në Rodopi, të prekura nga zjarret katastrofike.

Androulakis, së bashku me deputetin e PASOK-ut Ahmet Ilhan dhe anëtarët e partisë folën me banorët e prekur nga zjarri që humbën pronat e tyre dhe panë pasojat e zjarreve katastrofike.

Në deklaratat e tij, Androulakis foli për një “katastrofë biblike në Thraki”.

”Të gjitha zjarret që kanë ndodhur në Parnitha dhe në të gjithë vendin ditët e fundit tregojnë nevojën që vendi të investojë në parandalimin në mënyrë që të ketë forcën për të ndërhyrë duke adresuar kështu edhe pasojat e ndryshimeve klimatike”, deklaroi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak50 zjarrëfikës dhe helikopteri Cougar në luftë me flakët në Shpirag
Artikulli tjetërKontrolle intensive në Morinë, kapen mallra kontrabandë