Ballina Bota

FOKUS – BRICS: Gjashtë vende do t’i bashkohen aleancës

JOHANESBURG, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Egjipti dhe Etiopia do t’i bashkohen grupit BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim vitin e ardhshëm, njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në samitin e Johanesburgut.

“Ne kemi vendosur të ftojmë Republikën Argjentinase, Republikën Arabe të Egjiptit, Republikën Federale Demokratike të Etiopisë, Republikën Islamike të Iranit, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të bëhen anëtarë të plotë e BRICS që nga data 1 Janar 2024”, shkroi Ramaphosa në platformën X.

”Kishte një konsensus për fazën e parë të këtij procesi të zgjerimit”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bonusi i Rijetëzimit”, Rama: Ruhet etnografia mesjetare në shtëpitë e Kalasë së Krujës
Artikulli tjetërAsfaltohet “Rruga e Malësorëve” në njësinë 1, Veliaj: Premtim i mbajtur për 3 mijë banorë