Ballina Bota

ITALI – Shpërthen vullkani Etna

PALERMO, 14 gusht /ATSH-AA/ – Ka shpërthyer vullkani Etna në jug të Italisë.

Sipas lajmit të BBC-së, dje ka ndodhur një shpërthim në vullkanin Etna në ishullin italian të Siçilisë..

Sipas zyrtarëve italianë shpërthimi është një “paralajmërim”, duke theksuar se niveli i paralajmërimit për vullkanin është ngritur një shkallë.

Pas shpërthimit fluturimet në Aeroportin Catania të rajonit të Siçilisë ishin anuluar përkohësisht.

Në lajmin e agjencisë italiane Ansa, thuhet se fluturimet janë ndaluar deri në orën 13:00 me kohën lokale në këtë aeroport.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEHERAN – Stuhia e rërës godet Iranin, mbi 700 persona përfundojnë në spital
Artikulli tjetërEdhe zogjtë …divorcohen?!