Ballina Flash

​Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në World Judo Masters

PRISHTINE, 4 gusht/ATSH/ Xhudistja jonë, Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në finale të kësaj gare nga xhudistja franceze, Amandine Buchard, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti belgen, Amber Ryheul.

Distria e vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.

Në gjysmëfinale, Krasniqi kishte përballë hungarezen, Reka Pupp, ku edhe ndaj saj shënoi fitore, e cila ia siguroi finalen e kësaj gare.

Por, në finale Distria ishte e pafat, pasi që u mposht nga francezja, Amandine Buchard. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Akuzat për zgjedhjet janë “persekutim politik”
Artikulli tjetërRritet me 20% tregu i automjeteve të reja elektrike në Gjermani