Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 31 korrik 2023

TIRANE, 31 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mënyrë të izoluar në veri do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 9m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/34 Diell re shi
Kukës 17/31 Diell re shi
Lezhë 19/34 Diell
Dibër 15/30 Diell re shi
Durrës 22/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 30/36 Diell
Berat 19/36 Diell
Vlorë 23/34 Diell
Korcë 16/28 Diell re shi
Gjirokastër 15/35 Diell
Sarandë 21/34 Diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Ngjarja në Hamallaj e dënueshme, inkurajoj zbardhjen e shpejtë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/7/2023