Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 29 korrik 2023

TIRANE, 29 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri 5m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të fitojë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell
Kukës 15/29 Diell
Lezhë 17/32 Diell
Dibër 14/30 Diell
Durrës 22/32 Diell
Tiranë 22/33 Diell
Elbasan 19/34 Diell
Berat 17/35 Diell
Vlorë 20/33 Diell
Korcë 13/29 Diell
Gjirokastër 11/34 Diell
Sarandë 19/34 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbledhja e zgjeruar e qeverisë, Rama: Debate të dobishme dhe material i vlefshëm për sezonin e ri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/7/2023