Ballina Ekonomi

Kreditë me probleme zbritën në nivelin 5.2%

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kreditë me probleme zbritën në nivelin 5.2 %, nga 5.23 % që kishte qenë në muajin maj.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja e raportit të kredive me probleme ka qenë e vogël dhe poshtë projeksioneve të vitit të kaluar.

Sipas ekspertëve të BSH-së, kjo mund të shpjegohet me faktin që: Ecuria e ekonomisë në pjesën e parë të këtij viti ka qenë më e e mirë se pritshmëritë, ku turizmi dhe sektori i pasurive të paluajtshme e kanë mbajtur rritjen ekonomike në nivele pozitive edhe për tremujorin e parë të vitit.

Gjithashtu, edhe rritja e normave të interesit këtë vit është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me ritmet e vitit të kaluar.

Një ndikim pozitiv vlerësohet se ka dhënë edhe tendenca mbiçmuese e lekut në kursin e këmbimit valutor. Kjo ka përmirësuar aftësinë paguese për huamarrësit në valutë, por që të ardhurat e tyre i kanë në lekë, duke zbutur efektet e rritjes së normave të interesit për euron.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU përfituan në rrugë të paligjshme, sekuestrohen 10 mln euro pasuri
Artikulli tjetërDiplomohen 80 oficerë të rinj të FA, Peleshi: Paketë mbështetjeje të shtuar, për të përballuar sfidat e kohës