MIAMI, 26 korrik /ATSH/ – Lionel Messi shënoi dy gola dhe asistoi një herë në ndeshjen e tij të parë për Inter Miami në fitoren 4-0 ndaj Atlanta United.
Ylli argjentinas, 36 vjeç, shënoi dy gola brenda 22 minutave.
“Ai mund të bëjë gjithçka me topin. Ai mund ta mbajë atë në hapësira të ngushta dhe ai merr vendimin e duhur”, tha Robert Taylor, të cilit Messi i dha pasin e golit.
”Është një ëndërr e realizuar të luash me të”, shtoi ai.
Messi, i cili është shtatë herë fitues i Topit të Artë, u stërvit vetëm me shokët e tij të skuadrës për herë të parë javën e kaluar pasi u transferua në skuadrën e Major League Soccer pas përfundimit të kontratës së tij me Paris St-Germain.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 shënoi 32 gola në 75 ndeshje gjatë një periudhe dyvjeçare me kampionët francezë dhe hodhi poshtë ofertat fitimprurëse nga vendet e tjera për të luajtur në SHBA.
Messi u zëvendësua në minutën e 78-të.
Fitorja bëri që Inter Miami të kalonte në fazën eliminatore të Kupës së Ligës./ a.jor.














